MPB njofton se policët e SPB Tetovë mbrëmjen e djeshme (28.11.2023) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operative, kanë identifikuar dhe ndaluar 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës.
Siç thonë nga MPB, ai dyshohet se nga shtiza e manastirit “Shën Naumi” në Kodrën e Diellit, derisa në objektin fetar nuk kishte njeri, ka zbritur flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe e ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë.
“Pas dokumentimit të rastit, ndaj J.A., i cili ndodhej me një person tjetër në momentin e uljes së flamurit të kishës, do të vijojë një dorëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.