Ariana Fejzullahu ka lindur edhe fëmijën e katërt të çiftit.
Këtë e ka treguar vetë këngëtari, e anë të një fotoje në Instastoryn e tij, duke lajmëruar se në jetë ka ardhur vajza e tij Ana.
Kjo është vajza e tretë për Arianën dhe Ermalin, ndërkohë që çifti ka edhe një djalë. Vajzat e tjera quhen Buna dhe Era si dhe djali, Arti, të cilët shihen në fotografi me motrën e tyre të vogël.
Ndryshe nga shumica e personazheve publike, çifti ka zgjedhur ta tregojë menjëherë portretin e vogëlushes madje edhe gjatë pritjes së ëmbël ata kanë qenë shumë të hapur me fansat e tyre besnikë./Gazeta Express/
Comments are closed for this post.