Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se islamofobia në Europë ka arritur nivelin e krahasueshëm me trajtimin që iu është bërë hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tij, Evropa është mësuar me “zhvendosjet, ikuizicionet dhe gjenocidet” dhe myslimanët në të gjithë kontinentin janë duke u sulmuar, shkruan Euronews.
Në të njëjtin fjalim, Erdogan i ka bërë thirrje popullit që t’i bojkotojnë produktet nga Franca, kjo pas një grindjeje me presidentin francez, Emmanuel Macron.
“Islamofobia në rritje në perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj librit tonë, profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë”, ka thënë ai në një fjalim televiziv.
“Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vjet më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë vetëm 25 vjet më parë, janë akoma në kujtesë”.
Comments are closed for this post.