Këngëtarja Enca Haxhia ka lajmëruar ndjekësit e saj në rrjete sociale se së shpejti do të publikojë baladën e saj më të re.

Gjithashtu ajo ka treguar pamjen që do ketë në klipin e saj më të fundit, ku e shohim tërësisht bionde dhe me një pamje ndryshe nga çfarë jemi mësuar t’a shohim.