Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare.

Edona u bë e njohur kur në moshën 23-vjecare, bëri një operacion të thellë për tu shndërruar plotësisht në femër.

Transgjinorja e njohur ka disa javë që po përballet me sëmundjen e kancerit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale ku shihet se nga kjo sëmundje i kanë rënë edhe flokët.

Madje në një postim ajo ka thënë se është lodhur duke luftuar dhe se është duke shijuar ndoshta momentet e fundit të jetës.

“Unë kam luftuar kaq shumë por që nuk mundem më.

Tani asgjë më nuk ka kuptim.

Po shijoj vitet e muajt ose ditët që më kanë mbetur”, kishte shkruar ajo.