Më 14 mars skadon afati për rishikim të listës zgjedhore dhe paraqitja për votim të diasporës.

Më këtë datë përfundon edhe paraqitja e kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim apo pastrim të të dhënave të listës zgjedhore.

Nga KSHZ-ja bëjnë thirrje të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të rishikim të të dhënave të tyre, që ta verifikojnë në web faqen oficiale të KSHZ-së dhe në njësitë lokale si dhe zyrat e KSHZ-së.

Lista me adresa të njësive lokale, zyrat të KSHZ-së dhe të tjera informacione më të detajuara munden të gjenden në web-faqen oficiale të KSHZ-së.

Kërkesat për regjistrim, plotësim apo pastrim të të dhënave në Listën zgjedhore qytetarët munden të parashtrojnë vetëm në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Rrethi i parë për zgjedhjet e gjashta me radhë presidenciale është caktuar më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.

Në garën presidenciale do të garojnë Gordana Siljanovska-Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.

Kandidati i përbashkët i 31 partive e udhëhequr nga koalicioni i LSDM-së dhe Bdi-së, Stevo Pendarovski ka fituar përkrahjen e mbi 60 deputetëve në Kuvend dhe mbi 32.000 mijë nënshkrime nga qytetarët.

Kandidatja e vetme femër në këtë garë nga rradhat e VMRO-DPMNE-s, Gordana Siljanovska e ka fituar besimin nga shumica e delegatëve të VMRO-së për kandidat të tyre presidencial, mirëpo e njejta ka mbledhur mbi 16.000 mijë nënshkrime nga qytetarët.

Nënshkrimet e kandidatit të pavarur të përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka ka arritur në më pal se 15 orë të mbledh mbi 10.000 mijë nënshkrime për të garuar në garën për president.

Blerim Reka është kandidati i vetëm shqiptar në zgjedhjet e gjashta me radhë për president të Maqedonisë.