Fëmija 6-vjeçar që u përplas sot nga një mjet, ka humbur jetën në spital.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45, ku një mjet tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç.

I mituri u dërgua në spital, por për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com