“E Majta” sot ka dorëzuar një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së dekretit me të cilin Qeveria vendos dygjuhësinë për uniformat e policisë.

“Ne mendojmë se një dekret i tillë, si akt nënligjor i përgjithshëm i qeverisë, është në kundërshtim me Kushtetutën, me aktet tjera nënligjore, me Ligjin për gjuhët, Ligjin për Punët e Brendshme, si dhe Ligjin për Policinë”, thonë nga e “Majta”.

Nga atje shtojnë se Qeveria me iniciativë të saj po e margjinalizon gjuhën maqedonase dhe po e degradon identitetin maqedonas.

Ministri i MPB më herët paralajmëroi se janë duke u zbatuar të gjitha procedurat, që nga marsi i vitit 2023 uniformat policore do të jenë në gjuhën maqedonase dhe shqipe