Modelja e njohur, Arbenita Ismajli gëzon një karrierë të suksesshme në fushën e saj.

Përveç që njihet si modele me renome, ajo ka rrëmbyer vëmendje pas lidhjes së saj me reperin e njohur, Fero.

Arbenita në rrjetin social Instagram numëron mbi 209 mijë ndjekës dhe aty publikon kohë pas kohe fotografi të bukura.

Jo rrallë ajo paraqitet edhe pa grim, e në një fotografi të cilën e ka publikuar në Instagram, duket shumë e bukur.

Më 9 tetor, modelja ka postuar një fotografi me mbishkrim “taken by him”. Komentet e tyre në këtë fotografi kanë zbuluar lidhjen e tyre.