Vajza e Sabianit, Keisi është bërë tashmë po aq e njohur sa i ati. Bukuroshja bjonde e nisi karrierën me modeling ndërsa tani i është futur edhe muzikës dhe i ka mahnitur të gjithë me zërin e ëmbël.

Keisi tërheq shpesh vëmendjen edhe me fotot që publikon në Instagram e së fundmi është shfaqur shumë seksi duke pozuar me fustan të shkurtër.

“U njohëm pak si shumë”, i komenton Sabiani duke treguar se nuk i pëlqen kjo pozë e të bijës.