Pjesëtarë të Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, Sektorit për polici kriminalistike dhe SPB Manastir dje kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të nëpunësit policor B.B. në Manastir, për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “dhënie të sekreteve zyrtare”, sipas nenit 360 nga KP.
Gjatë bastisjes, siç kumtoi MPB-ja, janë gjetur pistoletë, revolver, dy korniza për pistoletë, 321 copë të municioneve të ndryshme, mbi 20.000 euro dhe dokumentacion zyrtar, gjegjësisht raporte operative të cilët kanë përmbajturinformatur informata të klasifikuara mes tjerash edhe për punën kufitare, analiza të rutave për migrantë etj.
Kundër nëpunësit policor me procedurë të shpejtë është dorëzuar kallëzim penal deri te Prokuroria e Manastirit, ndërsa nga ana e gjykatësit kompetent i është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Nga MPB-ja kumtuan se është realizuar ekspertizë edhe në hapësirën zyrtare të Qendrës rajonale për punë kufitare Jug e lokuar në qarkun e SPB Manastir, me ç’rast është marrë një desktop kompjuter për procedurë të mëtejshme.
Pas ekspertizës së realizuar në hapësirën zyrtare dhe kompjuteri si lëndë, është realizuar bisedë me nëpunësin policor L.K., i cili në bisedën zyrtare ka shpjeguar se ai me shifrën e tij zyrtare në sistemin për kontroll të udhëtarëve dhe automjeteve ka kryer verifikime për ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Është njoftuar prokurori publik sipas të cilave baza nëpunësi policor L.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Manastir.
Me urdhër të dhënë nga Gjykata Themelore – Manastir sot është realizuar bastisje edhe në shtëpinë e L.K. prej ku janë gjetur dhe marrë dy pajisje bartëse – usb dhe një telefon celular.
Në koordinim me Prokurorinë kompetente, siç informoi MPB-ja, po ndërmerren masa dhe aktivitete plotësuese me qëllim të zbardhjes së ngjarjes penale.
Comments are closed for this post.