Artistja e njohur me famë botërore ka shkruar se ndjehet tejet falënderuese për mikpritjen.
Duke publikuar disa momente gjatë vizitës së saj në Tiranë, Dua shkroi edhe disa fjalë në një postim në rrjete sociale.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, bukuroshja shqiptare tha ndër të tjera se ka qenë një nder për të që sot të jetë në Tiranë.
“Një nder të jem në Tiranë – Shqipëri sot për të parë punën e ndërtimit për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona “Lutu për Shqipërinë” që krijova me miqtë e mi @bondnyc, unë dyfishova fondet që bëmë në dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë”, ka shkruar Dua.
Comments are closed for this post.