Eurokomisari Johanes Han, është duke mbajtur konferencë për media kur do të publikojë pakon e zgjerimit të Bashkimit Evropian në një takim të jashtëzakonshëm jashtë komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Më pas në orën 12:45 Johannes Hahn së bashku me Federica Mogherini do të mbajnë pres konferencë.

Në bazë të progresit të arritur, Komisioni Evropian (KE) do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Këto janë fjalët kyçe të Raportit të Progresit që do të shpalosen sot nga Komisioni Evropian.

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Samuel Zhbogar, i cili pritet që po ashtu të mbajë pres konferencë në orën 13:15,  tha se vendi është në rrugën e duhur kur vjen puna te aspiratat e saj të eurointegrimit, por mbetet për vendet anëtare që të vendosin.

Vendimi për marrjen e një datë pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të BE në qershor apo korrik, me fillim e presidencës finlandeze të BE-së.