Dr. Marjan Shokarovski është emëruar drejtor i ri i Klinikës universitare shtetërore për kardiokirurgji, ndërsa për drejtor të ri organizativ është emëruar Isak Jakupi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në njoftim, Ministria thekson se Dr. Shokarovski është pjesë e ekipit të klinikës që nga themelimi i saj. Ai është subspecialist në kirurgji kardiake, i diplomuar në Qendrën Spitalore Klinike Universitare – Zagreb, Kroaci me përvojë shumëvjeçare kirurgjikale dhe akademike në këtë fushë, është drejtues i bllokut operativ, është i angazhuar edhe si asistent në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup.

“Ai është pjesë e ekipit të transplanteve të zemrës të kryera deri tani në vendin tonë, dhe gjithashtu është i përfshirë në operacione inovative të zemrës me qasje minimale invazive. Ai gjithashtu është arsimuar në disa vende, të tilla si Gjermania, Austria, Anglia, Franca, Bullgaria, Serbia dhe ka marrë pjesë në një numër kongresesh ndërkombëtare”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Emërimi i Shokarovskit vjen pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të kësaj klinike, dr. Sashko Jovev, pas vendimit të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.