Pamja e jashtme
Edhe pse shumica e femrave thonë, se shikojnë njeriun, gjëja e parë që të tërheq te dikush është pamja e jashtme. Rëndësi ka edhe higjena e tij personale dhe kujdesi që tregon për dukjen e tij të jashtme.
Sensi i humorit
Femrat duan dikë që edhe në momentet e vështira të shohë anën pozitive të gjërave. Nëse ka sens humori në shumicën e kohës, kjo tregon se ka mundësi të duket tërheqës në sytë e një femre.
Ndjeshmëria
Komunikimi, është çelësi kryesor i një lidhjeje të suksesshme. Nëse një mashkull ka aftësinë që të dëgjojë dhe simpatizojë partneren e tij, duket shumë tërheqës në sytë e saj.
Talenti
Nëse një mashkull ka një talent të caktuar dhe nëse e përdor për të arritur diçka në jetë, kjo gjë e bën më shumë tërheqës në sytë e një femre.
I suksesshëm
Çdo femër e dëshiron një fitues. Nëse një mashkull ka një punë të mirë, një vend për të jetuar dhe është i përgjegjshëm, në sytë e një femre ai është tërheqës.
Familje e mirë
Familja është pasqyrimi më i mirë i një njeriu. Nëse një mashkull ka një familje të mirë dhe ata kanë pasur ndikim pozitiv te fëmija e tyre, ky mashkull do admirohet nga një femër që e pëlqen.
Inteligjentë
Inteligjenca te një mashkull ka shumë rëndësi, sepse ndikon në rrugën drejt suksesit, sipas lexo.al Kjo gjë, i tërheq femrat.
I mirë në seks
Jeta seksuale ka shumë rëndësi gjithashtu. Nëse ai është i mirë në shtrat, do i çmendë femrat.
Social
Nëse një mashkull është social në ambjentin që e rrethon, kjo do bëjë që femrat ta pëlqejnë edhe më shumë.
I besueshëm
Një femër gjithmonë është në kërkim të një mashkulli të besueshëm.
Comments are closed for this post.