Sot në vend festohet 23 tetori – Dita e luftës revolucionare maqedonase, e cila është shpallur festë shtetërore dhe ditë jo-pune për të gjithë qytetarët. Këtë vit, për shkak të pandemisë me Kovid-19, shënimi do të mbahet duke respektuar protokollet për parandalimin dhe mbrojtjen nga koronavirusi, dmth duke mbajtur maska mbrojtëse dhe duke ruajtur distancën përkatëse.
Në Shkup, sipas paralajmërimeve, një delegacion qeveritar i përbërë nga zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, zëvendësministri i Kulturës Sedat Sulejmani dhe Koordinatori kombëtar për veteranët ushtarak dhe policisë Stojançe Angelov do të vendosin lule në përmendoren e Goce Dellçev në Parkun e Qytetit.
Në Bogomil, në Shtëpinë Përkujtimore të Petar Pop Arsov, lule do të vendosen nga ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe koordinatori kombëtar për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim kulturor dhe bashkëpunim ndërdikasterial, Robert Alagjozoski.
Më 23 tetor të vitit 1893 në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollovit në Selanik, Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botanxhiev themeluan Komitetin Revolucionar Maqedonas nga i cili doli Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase. Organizata luftoi për çlirimin e Maqedonisë me forca të veta, pa ndihmë nga jashtë. Me këtë, u shënua fillimi i Lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase, që përmes Republikës së Ilindenit në vitin 1903 dhe Republikës së Krushevës, dhe falë Luftës Çlirimtare Popullore rezultoi me krijimin e shtetit modern të pavarur maqedonas.
Comments are closed for this post.