Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, nesër (7maj 2021 e premte) për vizitë pune do të qëndrojë në Estoni.

Janë paraparë takime me Ministren për Punë të Jashtme Eva-Marija Liimets, me përfaqësues të parlamentit të Estonez (Riigikogu) – Marko Mikelson, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme dhe Siim Kaalas, kryetar i Komitetit për Çështje Evropiane, si dhe me përfaqësues të kabinetit të Kryeministres Kaja Kalas përgjegjës për Çështje Evropiane.

Zëvendëskryeministri Dimitrov do të takohet edhe me drejtorin e Qendrës Estoneze për Partneritet Lindor – Gert Antsu.

Pas vizitave të fundit në Vilnius dhe Rigë, me Talinin, Dimitrov do ta rrumbullakojë turneun e tij baltik, duke i lidhur sërë vizitat në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së, të rëndësishme për procesin e Maqedonisë së Veriut.

Në dritën e mbështetjes për përparimin e rrugës tonë evropiane, Dimitrov do ta përcjell mesazhin për nevojën e miratimit të kornizës reformuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndër-qeveritare të vendit me BE-në sa më shpejtë.

Në takime do të diskutohet edhe përforcimi i bashkëpunimit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë, me fokus të veçantë në procesin e digjitalizimit. Përmes mbështetjes konkrete të ekspertëve, si një nga vendet më të suksesshme evropiane lidhur me digjitalizimin, Dimitrov do të diskutojë për përcjelljen e përvojave estoneze me e-qeveri, si dhe digjitalizimi i proceseve dhe shërbimeve për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.​