Dhjetë nga të lënduarit në aksidentin e pardjeshëm të autobusit kur u përmbys në autostradën Shkup – Tetovë, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sot i vizitoi të lënduarit në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, deklaroi se atje mjekohen 28 të lënduar, ndërsa gjashtë do të lëshohen në mjekim shtëpiak.
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, gjashtë ndodhen në repartin për mjekim intensiv. Te dy prej tyre gjatë ditës së djeshme është bërë intervenim kirurgjikal. Të gjithë janë me parametra vital stabil. Tek dy prej tyre më dominante i kanë lëndimet në kokë, janë të politraumatizuar dhe të vendosur në makineri respiratore. Gjendjen e kanë kritike. Edhe pacientët tjerë që janë në repartin për mjekim intensiv gjithashtu janë të politraumatizuar dhe u dominojnë lëndimet në kraharor dhe stomak”, tha Filipçe.
Potencoi se në Qendrën klinike mjekohen tetë pacientë, katër prej të cvilëve janë në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe kujdes intensiv, nga një pacient ka në klinikat për traumatologji, neurokirurgji, kirurgji torakale, ndërsa një grua shtatzënë mjekohet në Klinikën për gjinekologji dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Katër pacientë që janë të sistemuar në KARIL janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Tek një paciente e re e moshës 20-vjeçare do të kryhet intervenim kirurgjikal. Konzilium tani vendos se si do të vazhdojë trajtimi i i këmbës së saj, e cila është e lënduar rëndë e ndrydhur dhe ka mundësi që t’i amputohet. Pacientët tjerë kanë lëndime në sistemin lokomotor, në kraharor dhe në stomak”, shtoi Filipçe.
Drejtori i SPQ “8 Shtatori” Hristijan Kostov theksoi se dy pacientët që janë dërguar nga Reparti për kujdes intensiv, djali 15-vjeçare dhe pacienti 40-vjeçar mbrëmë për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe humbjes së gjakut janë dërguar në protokollin operativ.
“Fillimisht është operuar djali, që ka lëndime në mushkëri dhe gjakderdhje në zgavrën abdominale dhe gjithë kjo është sanuar, ndërsa edhe tek pacienti me lëndim në një pjesë të zorrës së hollës dhe është kryer intervenim. Ata janë në gjendje stabile dhe janë në Sektorin për reanimacion”, shtoi dr. Kostov.
Në aksidentin e autobusit humbën jetën 14 pacientët, ndërsa u lënduan 37 të tjerë.
Comments are closed for this post.