Ka shumë probleme që mund të shkaktojë disbalanca e hormoneve dhe dhimbja e kokës është një prej tyre. Në këto raste, dhimbjet e kokës mund të jenë shumë të forta dhe pacientëve u duhet të marrin medikamente të cilat paraqesin disa risqe dhe efekte anësore.

Për këtë arsye, shumë gra që vuajnë nga dhimbjet e forta të kokës para ose gjatë periodave, në periudhën para menopauzës ose gjatë menopauzës përpiqen t’i menaxhojnë ato në mënyrë natyrale. Dhe një prej këtyre mënyrave është një regjim ushqimor korrekt.

Le të shohim së bashku disa ushqime që duhet t’i konsumoni  sa herë përjetoni dhimbje koke për shkak të dietës së duhur.

Bishtajat e sojës

Nëse doni të mbani dhimbjet e kokës për shkak të hormoneve larg, sigurohuni të konsumoni bishtaja soje. Ato përmbajnë komponime të caktuara të cilat sjellin ekuilibrin hormonal. Gjthashtu mund të zgjidhni edhe nënprodukte të sojës si qumështi i saj, gjalpi, tofu dhe tmephe.

Peshqit e yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si salmoni, skumbri, trofta, sardelet dhe toni përmbajnë acide yndyrore omega-3! Acidet yndyrore omega-3 janë yndyra të shëndetshme që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve normale të hormoneve në trup. Peshqit e yndyrshëm janë gjithashtu një burim i mirë proteinash të cilat nevojiten për prodhimin e sasive të mira të hormoneve.

Vezët

Ashtu si tek peshqit e yndyrshëm, ju mund t’i merrni proteinat edhe nga vezët. Sipas ekspertëve, vezët janë edhe një burim i mirë kolesteroli, i rëndësishëm për normalizimin e niveleve të hormoneve në trup.

Frutat e thata

Nëse jeni vegjetarianë, mund të merrni sasi të mira proteinash dhe yndyrash të shëndetshme nga arrat. Bajamet, arrat amerikane, fistikët, lajthitë–dhe shumë fruta të tjera të thata mund të ndihmojnë që dhimbjet hormonale të kokës të largohen.

Farat

Përveçse tek llojet e ndryshme të frutave të thata, mund të mbështeteni edhe tek farat e ndryshme për të rregulluar balancën e hormoneve në trup. Farat e susamit, të lulediellit, të kungullit, të lirit, janë burime proteinash të shëndetshme. Mund t’i përdorni kudo, tek sallatat, smoothi-et , perimet e pjekura, etj.

Avokadot

Disa nga burimet më të mira të frutave që balancojnë hormonet janë avokadot. Shumë njerëz i largojnë ato nga dieta për shkak të kalorive, por nuk ka asnjë problem nëse konsumohen me moderim.

Patatet e ëmbla

Ekspertët thonë se ata që vuajnë nga dhimbjet hormonale të kokës mund të përfitojnë shumë nga ngrënia e patateve të ëmbla. Ato janë burime të shkëlqyera të magnezit, një lëndë ushqyese që ka aftësinë të rivendosë ekuilibrin e duhur të horonoeve. Magnezi gjithashtu ndihmon në trajtimin e ndryshimeve të humorit dhe depresionit.

Bananet

Ashtu si patatet e ëmbla, bananet janë një burim i mirë i magnezit dhe kjo është arsyeja pse konsumi i rregullt i tyre është ideal për ju që përjetoni çekuilibër hormonal. Bananet gjithashtu kanë fibra, të cilat ndihmojnë në largimin e hormoneve të tepërta nga sistemi juaj.

Zarzavatet me gjethe jeshile

Ju gjithashtu mund të merrni sasi të mira magnezi nga zarzavatet me gjethe jeshile si spinaqi, lakrat kale, etj. Ato gjithashtu janë të pasura me fibra të cilat, siç e përmendëm më herët janë ‘mikesha të mira’ për ata që vuajnë nga disbalanca hormonale.

Perimet kruçifere

Është gjithashtu një ide e shkëlqyer të përfshini perimet kruçifere në dietën tuaj nëse dëshironi të luftoni dhimbjen e kokës për shkak të problemeve hormonale. Perimet kruçifere ndihmojnë pastrimin e trupit nga toksina dhe shkojnë më tej në problemet tuaja me hormonet. Brokoli, lulelakra, lakra dhe lakrat e Brukselit janë disa shembuj të mirë.