Aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi, tani edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, që kur bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan, ka qenë tejet e përfolur në media.
Me anë të postimeve në rrjetet sociale, ajo ka treguar se sa e lumtur ndihet që ka në krahët e një mashkulli si Keith.
Në imazhin e publikuar së fundmi ajo pranoi një koment sa i përket lidhjes së saj me Keith.
“Nuk është në edukatën time të paragjykoj, por të paktën të kishe marrë një në moshën tënde dhe ngjyrën tënde, as italianët që kanë kulturë tjetër nuk marrin moshë të re, por marrin moshat përkatëse”, ka thënë komentuesi.
Deputetja nuk hezitoi t’ia mbyll gojën duke shkruar se profeti Muhammed Alejhi Selam edhe pse e kishte gruan më të vjetër në moshë, kishte jetë të lumtur bashkë.
“Muhammeti (aleji selam) e ka pasë gruan më të vjetër se ai, edhe thuhet se kanë qenë shumë të lumtur bashkë. Ne e kemi gjetë gjuhën e përbashkët kështu që masi neve nuk po na pengon besoj që as ty nuk duhet”, u shpreh ajo.
Comments are closed for this post.