Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba janë dy prej personazheve më të komentuar dhe të pëlqyer të momentit. Dyshja dolën bashkë nga programi për të vazhduar njohjen e tyre jashtë por gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për ta.

Mevlani u shpreh se lidhja e tyre ka përfunduar dhe se nuk kishte më asnjë kontak me Ledjanën, pasi kjo e fundit e kishte bllokuar në të gjitha rrjetet sociale.

Së fundi, Lejdana ka publikuar në rrjetet sociale një video të cilën e shoqëron me një emoji zemër të ndarë në dy pjesë dhe në sfond këngën e Flori Mumajesit dhe Klajdi Haruni, “E para”.

Sigurisht se ku ka dashuri dhe ndarje do të ketë edhe dhimbje dhe Ledjana nuk e fsheh këtë.