Deputetja nga radhët e LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska publikoi fotografi ku shihet e veshur me skafander dhe bëri të ditur se në seancën e sotme jetë e pranishme me qëllim që të bëjë kuorum për t’u votuar Paketa e pestë.

“Erdha në Kuvend, me pajisje të plotë për mbrojtje nga COVID-19, për të marrë pjesë në seancën e sotme ku do t’i miratojmë ligjet që sigurojnë ndihmë financaire për mijëra qytetarë dhe firma”, tha deputetja Kostadinovska-Stojçevska.

Ajo tha se edhe pse është me COVID-19 ndjehet mirë dhe se nuk do të lejohen kërcënime.

“Nuk do të lejojmë kërcënime. Obligimi im si deputete është i vazhdueshëm, edhe e sëmurë edhe e shëndoshë, unë e kam për obligim të bëj gjithçka në mënyrë që qytetarë ta marrin ndihmën që Qeveria e siguron për ata”, tha deputetja.