Qeveria britanike do të vendosë masa karantine për udhëtarët që vijnë nga Belgjika, për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektuara me koronavirusin e ri në atë vend, publikoi Dejli meil.

Ministrat pritet t’i miratojnë masat e karantinës në një takim që pritet të mbahet së shpejti.

Ministri i Transportit nuk pranoi t’i komentojë ato pretendime të gazetës.

Britania e Madhe ka vendosur tashmë një karantinë 14-ditore për pasagjerët nga Spanja dhe Luksemburgu.