Basketbolli në zi. Vdekja e Kobe Bryant ka tronditur të gjithë pa asnjë dallim.
E skuadra nga NBA, Dallas Mavericks ka marrë një vendim të madh sa i përket legjendës amerikane.
Presidenti i klubit, Mark Cuban ka vendosur ta pensionojë numrin 24 [numri ikonik i Kobe] – edhe pse Bryant nuk luajti asnjëherë për Mavericks.
”Jemi të shokuar dhe të mërzitur nga lajmi se Kobe Bryant ka ndërruar jetë. Kobe ishte një ambasador i lojës sonë, një legjend me plotë çmime dhe një ikonë botërore”.
”Ne kemi vendosur që ta pensionojmë numrin 24 dhe asnjë basketbollist i Mavericks të mos e vesh më”, thuhet në deklaratën e Cuban.
Comments are closed for this post.