Disa muaj më parë, Audi na tregoi një version të azhurnuar të modelit Q5, dhe tani versioni Sportback po vjen tek ne.

Për t’ju kujtuar, Audi Q5 kishte një grilë përpara pak më të gjerë dhe një parakolp të ridizajnuar, i cili u transferua në versionin Sportback, ka drita standarde LED para dhe pas (teknologjia OLED në versione më të shtrenjta), si dhe rrota të reja alumini, transmeton Telegrafi.

Kryesisht në Evropë, mendohet se do të ofrohet vetëm modeli 2.0 TFSI me teknologji të butë hibride, dhe modeli 3.0 V6 me 347 kuaj fuqi.

Pritet të kushtojë rreth 43,000 dollarë.