Republika e Maqedonisë së Veriut nuk konsiderohet më një “zonë e rrezikut Covid” në Republikën Federale të Gjermanisë. Me vendimin e fundit të autoriteteve gjermane, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut iu lejohet hyrja e pakufizuar në Gjermani.
Megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, të gjithë personat mbi 12 vjeç që mbërrijnë në Gjermani, pavarësisht nga lloji i transportit, do të duhet ende të paraqesin një certifikatë të testit negativ ose një certifikatë Covid-19 ose një certifikatë të plotë vaksinimi.
“Sipas vendimit të fundit të Republikës së Greqisë, të gjithë udhëtarët mbi pesë vjeç në hyrjen në Greqi, përveç certifikatave të vaksinimit, duhet të kenë një certifikatë rezultati negativ nga testi PCR (jo më i vjetër se 72 orë) ose një certifikatë e rezultatit negativ nga një test i shpejtë (jo më i vjetër se 24 orë)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkohë gjatë hyrjes në Republikën e Austrisë, të gjithë personat duhet të paraqesin një certifikatë të vaksinimit të plotë, ose dëshmi të dozës përforcuese të vaksinës ose dëshmi se e kanë kaluar Kovidin (jo më e vjetër se gjashtë muaj), së bashku me një test negativ PCR (jo më i vjetër se 72 orë). Në këto raste nuk përcaktohet asnjë masë karantine.
Comments are closed for this post.