Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjellë vendim me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,34% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcaktuara në përputhje me vendimin për
përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 08.08.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë ulen për 2 denarë për litër.

Ndërsa çmimet e EURODISEL dhe të Mazutit nuk ndryshojnë.

Nga 12.08.2022 çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit do të jenë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 88,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 90,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 90,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 85,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,786 (denarë/kilogram).