Çdo ditë e më shumë të rriturit e rinj dhe adoleshentët po janë të palumtur, në depresion dhe të pikëlluar – ky është alarmi që kanë ngritur shumë anketa, të realizuara vitet e fundit.

Sipas të dhënave të fundit, ka një rënie drastike në disponimin dhe psikologjinë e të rinjve të kohës së sotme. Ne sot vendosëm të zhytemi në këto statistika dhe të shohim se ku është problemi.

JM Twenge, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin San Diego, bashkë me kolegët e saj, studiuan me kujdes dhe analizuan të dhëna nga Anketa Kombëtare dhe gjetën të dhëna trishtuese:

Ka një rritje prej 52% në çrregullimet e disponimit, mendimeve depresive dhe tendencës për të kryer vetëvrasje në mesin e adoleshentëve (prej 12 deri 17 vjeç)

Dhe një 63% rritje në mesin e të rriturve të rinj (prej 18 deri 25 vjeç)

Për fat të mirë, njerëzit mbi 26 vjeç nuk kanë të bëjnë me këto të dhëna, transmeton Gazeta Express.

Por, kush ka faj?

JM Twenge dhe kolegët e saj thonë se fajin e kanë dy faktorë modern:

Rritja e komunikimit elektronik

Mungesa e gjumit

Rrjetet sociale, mesengjerët e ndryshëm dhe gjërat e tjera që i atribuohen botës digjitale, ndikojnë në njerëz më shumë se që mund të mendojmë ne.

Sasia e komunikimit real duket se ka arritur minimumin e tij, fëmijët kalojnë gjithë kohën e tyre duke shkruar në telefon me shokët ose duke shikuar video në YouTube.

Edhe përmbajtja që ata shikojnë mund të jetë arsyeja për çrregullimin e disponimit të tyre dhe ndjenjës së palumturisë. Pasi që koha e kaluar online fluturon shumë shpejt, bëhet më e vështirë t’i lësh pajisjet me një anë dhe të flesh me kohë, transmeton Gazeta Express.

Si rezultat i kësaj, adoleshentët kanë filluar të flenë më pak në mënyrë që “të mos iu shpëtojë diçka e rëndësishme” online. Megjithatë, dihet se një gjumë i mirë ndihmon trupin të rimbushet, duke i dhënë atij fuqinë që të kryejë detyrat intelektuale më mirë – si dhe të ndjehet më mirë në përgjithësi.

Si mund të dalim nga kjo situatë?

Prindërit duhet ta shkurtojnë kohën e fëmijëve të tyre në internet, ose madje, të përpiqen t’i mbajnë ata larg pajisjeve elektronike. Të përdorësh një Orë të Mençur mund të jetë një mundësi e mirë për të parë gjithmonë se ku ndodhet fëmija juaj.

Duke monitoruar aktivitetet e fëmijëve tanë në ueb dhe kohën që ata kalojnë online, mund të ndihmojmë shëndetin tonë mendor dhe të tyre. Gjithashtu, ka shumë aplikacione që mund t’iu ndihmojnë prindërve me këtë.

Për më tepër, prindërit do të duhej që gjithmonë të jenë në dijeni se çfarë shikojnë fëmijët e tyre online, dhe ndoshta shpesh t’i mbështesin dhe të ofrojnë përkrahje kur ata kanë nevojë, qoftë edhe vetëm për një emision online që janë duke e shikuar.