Fero është shfaqur pranë Vali Corleones në fotografinë e fundit.

Fero ka habitur ndjekësit me fotografinë e fundit që e postoi në llogarinë e tij në Instagram,. Reperi ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet pranë Vali Corleones, në klubin e këtij të fundit.

Ai ka pranuar shumë komente nga ndjekësit, të cilët nuk e kanë pritur t’i shohinë Feron dhe Valin në një foto.

Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.