Vendimi që në hapësira ku gjenden më shumë se 30 persona mund të hyhet vetëm duke e treguar certifikatën e vaksinimit ka ngritur çështjen nëse po shkelen të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësia e qytetarit. Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit thotë se disa masa shtrënguese janë të lejuara në qoftë se janë për mbrojtjen e shëndetit publik. U bën thirrje institucioneve që menjëherë të dalin me një akt ligjor i cili do të japë garanci se të dhënat personale të qytetarëve janë të mbrojtura.

“Nuk ka dokument në të cilën trajtohen të drejta të caktuara, e që nuk ka përjashtim nga ai rregull kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të njeriut e kur bëhet fjalë për shëndetin publik. Duhet të theksoj se Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Agjencia për të Dhënat Personale do të duhet të gjejnë një mënyrë ligjore, për personat të cilët do t’i kontrollojnë objektet hotelirike. Në këtë mënyrë do të mbrohen qytetarët nga keqpërdorimi i të dhënave personale. Asnjë mase nuk duhet të shkaktojnë pasiguri juridike tek qytetarët”, deklaroi Pirovska.

Agjencia për Mbrojte e të Dhënave Personale thotë se nuk ka shkelje në qoftë se gjatë verifikimit të dhënat personale nuk ruhen diku.

“Në qoftë se kryhet verifikim vizual i certifikatës së imunizimit kundër virusit SARS-CoV-2 (pavarësisht nëse është në formë të shkruar ose ruhet në pajisje digjitale) dhe para së gjithash nuk mbahen të dhëna personale gjatë verifikimit të tillë, ajo nuk përbën “përpunim të të dhënave personale” dhe rrjedhimisht aktiviteti i tillë është jashtë fushëveprimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, sqarojnë nga AMDhP-ja.

Ushtruesja e detyrës drejtoreshë e Inspektoratit të Tregut, Aneta Simeska Dimoska, thonë se nuk do të kenë të drejtë t’i identifikojnë qytetarët se a kanë certifikatë. Inspektorët llogari do të kërkojnë nga mbajtësit e rendit e kjo do të rregullohet me ligj më së voni deri nesër.

“Për momentin po bëhen përgatitjet dhe plan se në çfarë mënyrë do të veprojmë. Në bazë të kompetencave dhe kornizave ligjore se si duhet të veprojmë. Deri në fund të ditës deri nesër do të kemi direktiva precize. Ne nuk kemi të drejtë t’i kontrollojmë qytetarët a kanë certifikatë kjo nuk është kompetencë e jona. Mysafirët do t’i kontrollojë mbajtësi i rendit ndërsa ne do t’i kontrollojmë hotelierët dhe mbajtësit e rendit a po e kryejnë punën e tyre”, tha Simeska Dimoska.

Ish-Gjykatësi Kushtetues, Trendafil Ivanovski thotë se për këtë gjë Qeveria fillimisht duhej të bënte ndryshimet ligjore, e pastaj të marrë vendime për masa të reja restriktive.

“Qeveria apo cilido organ kompetent i cili i shqipton masat duhet ta gjejë kornizën ligjore. Nuk mundet që Qeveria të marrë vendime jashtë sistemit dhe jashtë ligjeve. Qeveria duhet t’u përmbahet rregullave dhe me detyrimet që i ka dhe për këtë duhet të ketë mbulim. Në qoftë se nuk ka ligj atëherë ky është një veprim anarkik”, vlerëson Ivanovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur nëse me këto rregulla të reja po cenohet privatësia e qytetarit, tha për “TV21” se certifikata kërkohet në të gjithë botën dhe nuk është privatësi nëse i tregojmë dikujt se jemi të vaksinuar. Shton se kanë përgatitur aplikacion “Common-pass” me të cilën do të skanohet bar kodi i certifikatës.