Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mental. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijës për rrezikun e problemeve mentale dhe mobilizimin e njerëzve për mbështetje të personave, që përballen më këto probleme.

Objektivi kryesor i shënimit të kësaj dite është preventimi apo parandalimi i vetëvrasjeve dhe një vëmendje ndaj personave, të cilët vuajnë nga këto çrregulime.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo 40 sekonda, dikush e humb jetën shkaku i këtyre problemeve mentale. Kjo organizatë ka lëshuar një kampanjë me emrin “40 sekonda aksion” për të rritur vetëdijën e njerëzve mbi rrezikun që këto çrregullime përbëjnë.

Ekzistojnë disa lloje të çrregullimeve mentale, dhe një numër i lartë i simptomave të tyre. Këto çrregullime afektojnë mënyrën e të sjellurit të një personi, shëndetin psikik, marrëdhëniet e tyre me shoqërinë, aftësinë për të punuar dhe perceptimin e tyre ndaj botës. Mirëpo me mbështejen e duhur, këto çregullime mund të përmirësohen.

Depresioni dhe stresi, janë dy nga çrregullimet mentale më të shpeshta në botë. Këto dy gjendje kanë simptoma të përafëra siç janë: humbje e oreksit, disponim i ulët, negativitet, çrregullime të gjumit dhe të tjera simptoma të përafërta.

Mënyra më e mirë e diagnostikimit është një kontrollë nga një specialist. Gjithashtu këto çrregullime mund të kalohen me anë të terapive të përshkruara nga psikologu, me anë të ushtrimeve fizike, duke bërë aktivitetet e dëshiruara, duke u ushqyer në mënyrën e duhur si dhe duke gjetur mbështetjen e duhur nga njerëzit e dashur.