Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Qendra universitare në Dubrovnik në temën ‘Puna sociale dhe ndryshime shoqërore’.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, reforma sociale e zbatuar nga MPPS-ja u theksua si shembull pozitiv se si Qeveria kujdeset dhe investon tek njerëzit.

“Puna sociale dhe sistemet e fuqishme sociale i mbrojnë të drejtat e njeriut, inkurajojnë solidaritet dhe humanizëm në një shoqëri. Në këtë mënyrë i inkurajojmë njerëzit të besojnë në një botë të ndryshme, më të mirë të cilin e ndërtojmë bashkërisht. Me reformën sociale ndërtojmë sistem që kujdeset për njerëzit, posaçërisht për fëmijët që janë e ardhmja jonë. Kështu që për tre muaj kemi paguar shtesa për 20.234 fëmijë, dhe presim që ky numër të arrijë deri në 70.000 fëmijë”, theksoi Carovska.

Në gusht, familjeve më të rrezikuara, siç theksohet, u janë paguar 200 milionë denarë, në krahasim me 106 milionë që merrnin para reformës sociale.

Në mënyrë paralele, shtojnë nga kjo ministri, MPPS-ja investon në përforcimin e profesionit punëtor social. Kështu që nga paga e qershorit paga në sektorin e mbrojtjes sociale është rritur për 22 përqind, përkatësisht për 4.367 denarë neto.