Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska për ‘Zërin e Amerikës’ thotë se mbi 120.000 qytetarë i ndjejnë përfitimet nga reforma sociale për shkak se në buxhetin familjar tani ka më shumë jete financiare.

“Reforma më e madhe është investimi tek fëmijët, vendosjen e shtesës për fëmijë dhe arsim, që të mund që gjenerata e ardhshme e familjeve të rrezikuara të mos jetë varfër, por të del dhe të luftojë në tregun e punës”, deklaroi Carovska.

Sipas saj, reforma në sistemin për mbrojtje sociale ka rol transformues në gjithë shoqërinë.

“Për herë të parë ata që janë më të rrezikuar, të varfrit, marrësit e ndihmës sociale shteti nuk i sheh si raste që duhet të mbeten në ato margjina, por si potencial në shoqëri që duhet të përfshihet në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e shtetit”, tha ministrja Carovska./Telegrafi/