Me sigurimin e bursave për 287 fëmijë me pengesa të cilët janë regjistruar këtë vit shkollor në klasën e parë dhe të dytë, inkurajohet regjistrimi i nxënësve me pengesa në arsimin e rregullt dhe mbështetet arsimi gjithëpërfshirës për çdo fëmijë, tha ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska në shënimin e sotëm të fillimit të projektit “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i INkluduar” që e realizon Fondacioni për arsimin dhe iniciativën kulturore “Hap pas Hapi” në bashkëpunim me Shoqatën për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Inkluzive “Inkluziva” dhe Shoqata për Dhënien e Shërbimeve Personave me pengesa “Handimak”.
Projekti mundëson edhe mbështetjen e tutorit për këta fëmijë, me çka 30 tutorë që kaluan përmes procesit të trajnimit do tu japin mbështetje shtesë për fëmijët në zotërimin e përmbajtjes mësimore.
“Arsimi Inkluziv është proces me të cilin duhet të dalim në takim dhe të përgjigjemi në nevojat e ndryshme të nxënësve, duke siguruar qasje, mbështetje përkatëse, duke rritur pjesëmarrjen e tyre në të mësuarit, në shkollë dhe në bashkësinë. E gjithë kjo përfshin përshtatjen e arsyeshme të përmbajtjeve arsimore, qasje përkatëse mësimore organizim të procesit edukativo-arsimor, që të mundësohet arsim cilësor për çdo fëmijë. Ajo paralelisht do të thotë edhe ndryshim të qëndrimeve tona, ndryshim të qëndrimeve në bashkësinë, por edhe të shoqërisë në tërësi, se të gjithë jemi të barabartë, por që kemi nevoja të ndryshme. Si Ministri, kemi vizion të qartë për sigurimin e arsimit inkluziv për të gjithë nxënësit, punojmë të gjithë së bashku për të marrë vendimet e duhura dhe asnjë fëmijë nuk duhet të lihet anash,” tregoi Carovska.
MASH-i solli Udhëzim për mënyrën e bashkëpunimit ndërmjet shkollave fillore me qendër burimesh, qendra për mbështetjen e të mësuarit dhe shkollat tjera fillore, me të cilën rregullohet mënyra e mbështetjes, afatet dhe mënyra e financimit të mbështetjes. Ministrja Carovska tha se është zbatuar anketë me të gjitha shkollat e veçanta dhe shkollat që kanë paralele të veçanta, ndërsa të cilat duhet të vazhdojnë të funksionojnë si qendra burimore dhe qendra për mbështetje, me qëllim që t’i shohin kapacitetin e tyre aktuale dhe të përgatitet plani i reonizimit, respektivisht ta përcaktojë territorin për sigurimin e mbështetjes.
Në fazën përfundimtare janë përgatitjet për shërbimin e asistencës arsimore, çka do të dorëzohet në pajtim me Ligjin për Arsimin Fillor dhe do të financohet nga Buxheti i MASH-it për vitin 2021. Gjithashtu, në rrjedhë është realizimi i Projektit për qasje të pandërprerë në 12 institucione arsimore në vendin – 4 shkolla fillore, 4 shkolla të mesme dhe 4 fakultete përmes Programit aksional të 2019-IPA 2 – EU for inclusion, ndërsa aktivitetet e ndërtimit duhet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2021.
Euro ambasadori Dejvid Gir tha se nëpërmjet këtyre bursave e inkurajojmë inkluzivitetitn e personave me pengesa.
“Në këtë mënyrë luftojmë kundër diskriminimit, e promovojmë barazinë dhe e përmirësojmë qasjen në arsim,” theksoi Gir.
Elena Mishiq nga Fondacioni Hap pas Hapi theksoi se bursat dedikohen për nxënësit me pengesa të cilët janë të përfshirë në procesin e rregullt të arsimit.
Mirjana Atanasova Barzanova, nënë e fëmijës bursist, duke falënderuar gjithçka për bursën, tha se mjetet mirë do t’u gjenden në këto kushte të pandemisë, për atë çka u është e nevojshme.