Ministrja e arsimit Mila Carovska u shpreh se bojkoti dhe protestat e nxënësve nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës. Sipas saj mësimi online nuk është për shkak se dikush e dëshiron këtë, por për shkak se kështu kanë vlerësuar institucionet përkatëse të cilat një vendim të këtillë e kanë marrë në bazë të gjendjes epidemiologjike në vend.
“Paralajmërimi për bojkot është veprim jo konstruktiv, nuk ndihmon në tejkalimin e krizës, vlerësoj se secili nga ne është përgjegjës për shëndetin publik. Në rast se dikush në mënyrë të drejtpërdrejt dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e tjetrit, atëherë kemi të bëjmë me shkelje të ligjit dhe kushtetutës. Të gjithë duhet të përballemi me pandeminë në mënyrë konstruktive. Komisioni nuk vlerëson se një shkollë duhet të hapet apo jo sepse ashtu dëshiron, por vlerëson në bazë të gjendjes epidemiologjike”, deklaroi ministrja e Arsimit, Milla Carovska.
Comments are closed for this post.