Zëvendësi i kryetarit të Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dje në mbledhje të Këshillit të afaristëve nga Kisella Voda, i ceki masat e reja nga pakoja ekonomike për jetësim të ekonomisë në kushte të pandemisë.
Siç informojnë nga Komuna, në mbledhje Bytyqi së bashku me kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski dhe kryetarin e Këshillit tël afaristëve nga Kisella Voda, Boris Hrisafov diskutuan për të gjitha temat të cilat mund ta për,mirësojnë punën e Komunës.
Bytyqi i sqaroi masat nga pakoja ekonomike, ndërkaq foli edhe për gjendjen aktuale ekonomike në shtet, por edhe për masat e ndërmarra të Qeverisë, të cilat kanë për qëllim përmirësim të klimës afariste.
“Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike i theksoi masat nga pakoja e re ekonomike për jetësim të ekonomisë në kushte të pandemisë, për pakon e masave ekonomike të cilat janë rezultat i asaj që komuniteti afarist e cekë si nevojë të veten. Në paraqitjen e tij, ai posaçërisht u përqendrua në linjat e volitshme kreditore të cilat i siguron Qeveria, si dhe të lehtësimit të procedurave drejt të njejtave, duke e cekur shembullin për linjë të re kreditore dedikuar ekonomisë, ndërkaq siguruar nga Qeveria përmes Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim”, ceket në kumtesën e Komunës.
Nga atje cekin se në takim, përfaqësuesit e sektorit afarist, i morën përgjigjet për të gjitha pyetjet e tyre, ndërkaq patën mundësi para Bytyqit të japin propozime për zbutjen e pasojave ekonomike të cilat u krijuan për shkak të pandemisë me virusin Kovid-19.
“Komuna Kisella Vodë edhe në të ardhmen do të vazhdojë të bashkëpunojë me komunitetin afarist, dhe njëherit u falënderua për përgjegjësinë shoqërore, e cila deri më tani është treguar në Komunë. Për mbajtjen e mbledhjes në oborrin kompanisë Çimentorja USJE SHA, Komuna iu falënderua drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Boris Hrisafov”, kumtuan autoritetet e komunës.
Comments are closed for this post.