Edhe pse Princi dhe Dukesha nuk kishin zbuluar planin e lindjes, është spekuluar se Meghan do të sjellte në jetë spitalin Frimley Park. Por tani është raportuar se Dukesha ka zgjedhur spitalin luksoz prej 20 mijë funtash.
Me darka prej ushqimit të detit, shampanjë dhe 4 krevetë të foshnjeve, nuk kishte se si të ishte më modest.
Spitali luksoz njihet për pacientë që janë të famshëm duke përfshi Liz Hurley, Jools Oliver dhe Dukeshën e Jorkut të cilët shpenzojnë mijëra funta për të sjellur në jetë foshnjet.
Spitali ofron shërbime hoteli me 5 yje për nënat, me 36 dhoma private dhe një dhomë të infermiereve.
Dhoma për një natë kushton 1800 funte, kurse dhoma për familjen mbretërore arrin deri në 2000 funte.
Aty ka shërbim 24 orësh të dhomës, me hapsirë për familjarët dhe vizitorët.
Lindja më e lirë konsiderohet 15 mijë funte, por mund të shkojë edhe deri në 500.000 mijë funte varësisht sa netë qëndron dhe cilin shërbim e kërkon, shkruan The Sun.
Comments are closed for this post.