Ku ka zë nuk është pa gjë. Këtë shprehje e konfirmoi sot Olsa Muhameti që pranoi që zërat se Bora Zemani mund të largohet nga “Për’puthen” nuk janë tërësisht të pavërteta.
Autorja e programit të dashurisë në Top Channel, që sapo ka mbyllur sezonin e tretë, zbulon se do të ketë një “Për’puthen 4”, por që do të jetë shumë ndryshe. Por, as do të jetë e njëjta moderator që publiku ka ndjekur dhe ka pëlqyer këto dy sezone.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa thotë se ende nuk ka biseduar më Borën, por vendimi nëse do të dojë të vazhdojë bashkëpunimin, i takon asaj.
“Sezoni tjetër do të vijë tërësisht i ndryshuar. Me Borën nuk është vendosur ende. Është diçka që ende nuk e kemi folur. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë.
Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.
Comments are closed for this post.