Kandidati për president i mbështetur nga opozita shqiptare, Blerim reka, ka mbajtu konventën promovuese në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, kështu duke e filluar fushatën për zgjedhjet presidenciale e cila zyrtarisht ka filluar sot. Me moton “Reka për Republikën”, kandidati për president Blerim Reka bëri thirrje për mbështetje nga ana e shqiptarëve.

“Bashkë me ju qytetarë sot po nisim rrugëtimin e fitores”, u tha Reka qytetarëve të tubuar.

Ai shtoi më tej se shteti nuk mund të jet pronë private e asnjë idividi, por duhet të jet shtet i së drejtës, dhe bëri thirrje që me votën për të, të dënohen korrupsioni dhe dukuritë negative në Maqedoninë e Veriut.

“Republikën e sundimit të ligjit, e jo të individit, aq më pak të liderit. Kundër shtetit privat dhe shtetit të zbrazur. Kundër shtetit të zbrazur që zbrazi çerekun e popullësisë së këtij vendi. Mos lejoni që me votën e juaj të largoni edhe të rinjtë e fundit idealist që ende besojnë në iden shqiptare. Votoni kundër korrupsionit, nepotizmit dhe drejtësisë selektive, por sidomos votoni kundër ‘aksham’ pazareve me votën tuaj, nga patriotët tenderistë”, shtoi më tej Reka.