Bilanci më i fundit që vjen nga Spanja, për ecurinë e koronavirusit, është rënduar me ritme të frikshme.

Zyrtarët kanë raportuar se numri i viktimave në vend ka shkuar në 4858, 769 më shumë krahasuar me 24 orët e mëparshme. Të enjten në fakt, u raportuan 655 viktima të reja. Në total, Spanja ka parë një rritje prej 7871 rastesh, ditën e kaluar, duke e çuar numrin në gjithsej 64059. Ndërsa numri i të shëruarve, sipas buletinit të fundit, është 9357.

Spanjollët kanë parë kështu që numri i përditshëm i viktimave të rritet nga 462 në fillim të javës, në 796, 24 orët e kaluara. Shifra më e fundit është më e larta në një ditë të vetme deri më tani. Por, për zyrtarin më të lartë të shëndetësisë në vend, Fernando Simon, ka shpresë se numrat mund të fillojnë të ulen shpejt dhe se bilanci më i fundit po tregon arritjen graduale të kulmit të epidemisë. Rreth një në shtatë nga 64059 rastet në Spanjë, cilësohet si i shëruar dhe shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme 24 orët e kaluara.

Cereku i rasteve të reja janë regjistruar në zonën e Madridit, por Katalonja, në veri lindje, ka regjistruar 1348 raste. Edhe një oficer policie është mes personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e shkuara në Sspanjë.