Në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, D.G.(21) nga fshati Sedllarcë e Poshtme, Tetovë, duke drejtuar motoçikletën “Yamaha” me shenja regjistrimi tetovare, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit, ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime të lehta, konstatohet në Qendrën Klinike Tetovë. Një ekip inspektues nga SPB Tetovë ka kryer kontroll të vendit.