Arkitekti i ri shqiptar nga Tetova, Besian Mehmeti, është arkitekti i shkollës më të bukur në Maqedoni. kjo shkollë është ndërtuar në Shkup dhe realizimi i saj ka kushtuar 5.5 milionë euro. Është ndërtuar në stil ultr-modern të paparë deri tani në Maqedoni

Shkolla fillore Kiro Gligorov në komunën Qendër të Shkupit ka filluar të ndërtohet që në vitin 2016. është ndërtuar në sipërfaqe prej 12.100 katrorëve, me oborr 4.100 metër katrorë. Shkolla ka 21 klasë, me akustikë të hapësirës, shtat kabinete të specializuara për mësim lëndor, sallë sporti, sallë të gjimnastikës, kopsht botanik, kuzhinë, kabinet të arsimtarëve dhe zyra për personel, si dhe hapësirë inkluzive- Qendër ditore për fëmijë me paralizë cerebrale.

Përmes këtij projekti, arkitekti Besian Mehemti mer primatin e njërit ndër arkitektët më të mirë në Maqedoni.