Reperja kosovare nga Ferizaj e cila u arrestua sot nga autoritetet zvicerane u bë e njohur në Instagram.

Ajo ka mbi 1 milion ndjekës në instagramin e saj.

Me stilin e saj prej “gangstereje”, ajo gjendej mes dy vendbanimeve, Prishtinës dhe Emmenbrücke, kantoni i Luzernit.

Mes shumë fotografive private në Instagram, Loredana paraqet edhe jetën e saj tejet luksoze që bën. Përveç operacioneve të shumta plastike, ajo shihet nëpër vende të ndryshme të Evropës.

E rrethuar me luks dhe me rroba jo të lira që sot është arrestuar për mashtrim me shumë të mësha parash , para pak vitesh u martua me reperin nga Kosova Mozzik.

Ata kanë një vajzë së bashku.

E pranon lidhjen me “djalin e hallës”

Loredana, është e njohur për “Beat” dhe tekste. Këtë ajo thotë se e ka në gjak. Për publikun shqiptar, është bërë e njohur edhe nga lidhja e saj me reperin ferizajas, Gramoz Aliun ose Mozzik. Deri tani kur është pyetur nga mediat për raportin e saj me reperin, Zefi si në shaka ka thënë se e ka djalë të hallës. Por më në fund ajo e ka pranuar. “Muzika na lidh ne dhe na bën të argëtohemi”, thotë ajo.

Sot policia zvicerane ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.

Autoritetet e drejtësisë kanë konfirmuar se ajo dyshohet për mashtrim. Loderana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern, raporton gazeta 20min.ch.

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 frangash zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për 20 minute.