Beleri flet si eurodeputet i Greqisë në Parlamentin Europian, sulmon Shqipërinë Fredi Beleri mbajti të hënën fjalimin e tij të parë si eurodeputet i partisë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis pasi doli nga qelia në Shqipëri ku u arrestua për shit-blerje votash.
Nga podiumi i Strasburgut Beleri hodhi akuza të forta ndaj Shqipërisë, duke thënë se me veprimet e ndërmarra Tirana po largohet edhe më shumë nga rrugëtimi për në union. Beleri tha para eurodeputetëve se situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen në ‘bomba totalitare’.
“Fatkeqësisht, ky vend po largohet vazhdimit nga Evropa, në vend që t’i afrohet asaj. Situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” mbi themelet e një shteti demokratik. Kjo u bë edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet evropiane. Qeveria shqiptare e ka bërë shpesh krahun e saj Gjyqësor, gjë që e bëri jo vetëm në rastin tim, por edhe kreut të opozitës zyrtare”, tha ai. Sipas Belerit bashkimi evropian po rrezikon të humb vlerat e tij, pasi po shtohet ndjenja antievropiane te qytetarët shqiptarë
Comments are closed for this post.