Sot skadon afati për parashtrimin e kërkesave për amnisti të personave të përfshirë në incidentet e më 27 Prill të vitit të kaluar në Kuvend. Deri tani në Gjykatën Penale në Shkup kanë arritur gjithsej 57 kërkesa për amnisti. 

Avokatët e Pançe Angellov, i cili është dënuar me burg prej 4 vjetëve për veprën “dhunë”, nda Shekerinskës më 27 prill, dhe të Nikolla Vojminovski i cili është i dënuar me 13 vjet e gjysmë për tentim-vrasje të Ziadin Selës, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar kërkesë për amnisti.