Në një samit të rregullt të BE-së, mbrëmë liderët evropianë konfirmuan vendimin për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Drejtuesit evropian takimin e zhvilluan përmes video konferencës dhe tema kryesore ishte coronavirusi.

“Ne i mirëpresim konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020 për zgjerimin dhe procesin e asocimit dhe të stabilizimit”, thuhet në deklaratën e Samitit të liderëve të BE-së.

Lajmi u konfirmua gjithashtu nga Komisioneri për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi në “Twitter”, i cili shtoi se puna do të fillojë në kornizën e bisedimeve pasi të vazhdojnë reformat në të dy vendet.