Partia shqiptare në pushtet BDI, sot i ka prezantuar kandidatët që do të jenë në listat e deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit.

Siç tha Fisnike Bekteshi nga kjo parti, në lista ka 58 gra nga gjithsej 120 kandidatë.

“Të gjithë këta kandidat garojnë për herë të parë. Unë jam pjesë e 118 kandidatëve të rinj të BDI në këto zgjedhje të cilët asnjëherë nuk kanë garuar më herët. Kjo do të thotë që 98 për qind të kandidatëve të BDI janë të rinjë dhe 49 për qind janë gra”, tha Fisnike Bekteshi.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë, ndërsa i dyti është Florin Besimi.

Talat Xhaferi do ta kryesojë njësinë e pestë zgjedhore, i pasuar nga Ismail Jaoski.

Në të katërtën do të kryesojë Sead Zejnel, ndërsa e dyta është Lejla Emurlai.

Në njësinë e tretë zgjedhor i pari është Bekim Neziri, kurse në të dytin Arbër Ademi.

Në njësinë e parë bartës liste do të jetë Izet Mexhiti, i pasuar nga Arben Zyberi.