Përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit, Bayern Munichu ka konfirmuar se ka larguar nga detyrat Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic.
Kahn nuk do të jetë më drejtori ekzekutiv i klubit, ku vendin e tij do ta zë Jan-Christian Dreesen.
Vendimi u morr nga bordi i Bayernit, ndërsa klubi tani është në kërkim të zëvendësuesit të Salihamidzic.
Jan-Christian Dreesen ka qenë anëtar i bordit të Bayernit që nga shkurti i vitit 2013, dhe nga shkurti i vitit 2014 ai shërbeu si nënkryetar i bordit.
Comments are closed for this post.