Barcelona vendos për klauzolën e Pedrit – është 400 milionë euro.
Sipas mediave në Spanjë vetëm detalet kanë mbetur që ai të nënshkruajë me klubin katalunas, derisa çmimi për të riun do të jetë shumë i lart
Barcelona janë të vendosur që ta mbajnë në Camp Nou, talentin 17 vjeçar Pedri për kohë të gjatë duke vendosur klauzolën e ish tinejxherit të Las Palmas për 400 milionë euro.
Pedri kompletoi kalimin nga skuadra e Kanarinave në Camp Nou gjatë verës, me Barçën që mposhti për nënshkrimin e tij skuadra si Manchester City dhe Bayern Munchen.
Ai shumë shpejt ka pasur ndikimin e tij në skuadrën e parë, ku bashkë me Ansu Fatin kanë startuar rregullisht në formacionin e parë bashkë em Lionel Messi dhe Antoine Griezman që kanë bërë tetë paraqitje në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Goal ka arritur që të zbuloi se transferi i Pedrit ka kushtuar pesë milion plus 1 milion bonuse nëse arrihen objektivat.
Mirëpo, sipas kësaj medie, në total Las Palmas në fund do të merr më shumë se 22 milionë euro nga lojtari përfshirë klazolën, bonuset dhe ndeshjet gjatë sezonit ku në fund do ta përfitojë këtë shumë.
Një nga detalet e kësaj marrëveshje që bie në sy është klauzola, e cila është 400 milionë euro e që do të frikësojë të gjithë blerëzit e mundshëm të Pedri.
Comments are closed for this post.