Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është duke shtyrë bordin që gjatë janarit të transferojë qendërmbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia.
Garcia ka të drejtë që në janar të nënshkruajë kontratë paraprake me klubin katalunas, meqenëse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2021.
Mirëpo, Koeman e sheh Garcian si lojtari i rëndësishëm për planet e tij për këtë edicion dhe synon ta sjellë në “Camp Nou” në afatin dimëror.
Sipas ‘Sport’, Barcelona do ofrojë 7.2 milionë euro, ofertë e cila pritet të pranohet nga “Qytetarët” sepse në qershor do e humbnin si agjent i lirë.
Nga ana tjetër, Garcia ka konfirmuar se nuk do rinovojë me klubin anglez, por për sa kohë të jetë në fanellën e tyre do bëjë më të mirën.
Barcelona në janar pritet të provojë edhe transferimin e Memphis Depay nga Lyoni.
Comments are closed for this post.